I shpallur në kërkim për mashtrim / Arrestohet i riu në Hanin e Hotit, tjetri për armëmbajtje pa leje
Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 6 të tjerë, për vepra penale të ndryshme. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Pikës së kalimit Kufitar Hani i Hotit ndaluan një 31 vjeçar banues në Tiranë, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi”. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Lezhë.
Ndërkohë në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe u arrestua një 42 vjeçar pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse. Në një tjetër njoftim për shtyp policia bën të ditur se nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas banues në fshatin Gajtan pasi në këtë fshat, kanë dëmtuar një sipërfaqe toke, për ta shfrytëzuar si gurore. Sakaq, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fushë Arrëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 66 vjeçar, banues në fshatin Arst, Fushë Arrëz, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, është gjetur një armë sportive, që e mbante pa lejen përkatëse.Ndërkohë Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit një 45 vjeça, banues në Malësi të Madhe, pasi mesditën e së enjtes, në aksin rrugor “Koplik–Bajzë”, automjeti që drejtonte 45-vjeçari, është përplasur me automjetin që drejtonte një shtetas 23vjeçar, banues në Itali. Nga përplasja është dëmtuar lehtë pasagjerja, që ndodhej në automjet.