Categories: LajmeKronikë

I shpallur në kërkim për mashtrim / Arrestohet i riu në Hanin e Hotit, tjetri për armëmbajtje pa leje

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 6 të tjerë, për vepra penale të ndryshme. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Pikës së kalimit Kufitar Hani i Hotit ndaluan një 31 vjeçar  banues në Tiranë, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi”. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Lezhë.

Ndërkohë në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe u arrestua një 42 vjeçar pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse. Në një tjetër njoftim për shtyp policia bën të ditur se nisi procedimi në gjendje të lirë për  2 shtetas banues në fshatin Gajtan pasi në këtë fshat, kanë dëmtuar një sipërfaqe toke, për ta shfrytëzuar si gurore. Sakaq, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fushë Arrëz referuan materialet në Prokurori,  ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 66 vjeçar, banues në fshatin Arst, Fushë Arrëz, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, është gjetur një armë sportive, që e mbante pa lejen përkatëse.Ndërkohë Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit një 45 vjeça, banues në Malësi të Madhe, pasi mesditën e së enjtes, në aksin rrugor “Koplik–Bajzë”, automjeti që drejtonte 45-vjeçari, është përplasur me automjetin që drejtonte një shtetas 23vjeçar, banues në Itali. Nga përplasja është dëmtuar lehtë pasagjerja, që ndodhej në automjet.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

15 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

16 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

16 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

16 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

16 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

16 hours ago

This website uses cookies.