I vendoset lëndë plasëse në makinë policit në Shkodër, s’ka persona të lënduar
Automjetit të një efektivi të policisë në Shkodër i është vendosur lëndë plasëse. Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua në lagjen “Tepe” në Shkodër, ndërsa automjeti i efektivit me inicialet K.S., 50 vjeç, ka qenë i parkuar në oborrin e banesës.
Lënda plasëse ishte vendosur në gomën e pasme të automjetit, ndërsa si pasojë e shpërthimit, makina është dëmtuar. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.