IA ndihmon në mënyrë disproporcionale në mbrojtjen kundër kërcënimeve të sigurisë kibernetike

Zhvillimet e shpejta në inteligjencën artificiale mund të ndihmojnë në forcimin e mbrojtjes kundër kërcënimeve të sigurisë në hapësirën kibernetike, sipas CEO të Google, Sundar Pichai.

“IA ndihmon në mënyrë disproporcionale në mbrojtjen kundër kërcënimeve të sigurisë kibernetike”, tha ai.

​Mes shqetësimeve në rritje për përdorimet potencialisht të këqija të IA-së, Pichai tha se mjetet e inteligjencës mund të ndihmojnë qeveritë dhe kompanitë të përshpejtojnë zbulimin dhe përgjigjen ndaj kërcënimeve nga aktorët armiqësorë.

“Ne kemi të drejtë të shqetësohemi për ndikimin në sigurinë kibernetike. Por IA-ja, mendoj se në fakt, në mënyrë kundërintuitive, forcon mbrojtjen tonë ndaj sigurisë kibernetike”, u tha Pichai delegatëve në Konferencën e Sigurisë në Mynih në fund të javës së kaluar.

Pichai tha se IA-ja ishte duke ulur kohën e nevojshme për mbrojtësit për të zbuluar sulmet dhe për të reaguar kundër tyre.

Ai tha se kjo do të reduktonte atë që njihet si dilema e mbrojtësve, ku hakerët kibernetikë duhet të jenë të suksesshëm vetëm një herë në një sistem, ndërsa një mbrojtës duhet të jetë i suksesshëm çdo herë për ta mbrojtur atë. //a.i/

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.