Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

Ideatorët e “Facebook” blenë

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real Bedford. Mediet britanike kanë bërë me dije se vëllezërit që akuzojnë Mark Zukenberg se u vodhi idenë kur publikoi rrjetin social “Facebook” kanë investuar plot 3.5 milionë stërlina për të bërë të vetin ekipin në fjalë.

Kjo lëvije u jep shpresë tifozëve të ekipit anglez pasi vëllezërit Kameron dhe Tajler Uinklevos njihen për largpamësinë në biznes. Ata janë mes personave më të pasur të planetit pasi kanë fituar miliarda stërlina me kriptomonedhat.

“Nuk po investojmë në një klub futbolli sa për të hequr një kuriozitet. Po bëjmë diçka të tillë me qëllim që të sjellim Premier Ligën në një realitet të bukur siç është qyteti i Bedfordit”, tha Kameron Uinklevos.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.