Identifikimi i mjeteve motorike të vjedhura ose të manipuluara, EU4LEA mbështetje DPSHTRR-së

 Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Blendi Gonxhja, nënshkroi sot një marrëveshje me përfaqësuesin e EU4LEA, Richard Dullnigg përmes së cilës DPSHTRR mbështetet për identifikimin e mjeteve motorike të vjedhura ose të manipuluara.

EU4LEA i dhuroi DPSHTRR-së pajisje lexuese të numrit identifikues dhe gjenerimit të të dhënave të automjeteve.

Nëpërmjet këtyre pajisjeve, të cilat do të furnizohen në çdo drejtori rajonale mundësohet eliminimi i tentativave për regjistrimin e mjeteve të vjedhura apo manipuluara duke ofruar shërbime më të sigurta me rritje të kapaciteteve teknike dhe staf të kualifikuar/trajnuar.

Po ashtu, përmirësimi i metodave të kontrollit nëpërmjet lexuesve special elektronik OBD dhe databazave globale të verifikimit të të dhënave teknike të mjeteve rrugore.

“Luftojmë abuzimet dhe manipulimet, nëpërmjet identifikimit të automjeteve me metodën e “verifikimit të shumëfishtë” referuar dokumentacionit të origjinës, targetave, pllakave, kodifikimeve nga fabrikimi, informacionit digjital në modulet elektronike të automjeteve”, u shpreh Gonxhja.

Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri, i njohur me shkurtesën e tij si EU4LEA, është një projekt asistence teknike i financuar nga BE, i krijuar për të mbështetur dhe ndihmuar agjencitë kryesore të zbatimit të ligjit në Shqipëri, veçanërisht Policinë e Shtetit Shqiptar, Ministrinë e Brendshme, SPAK (SPO dhe NBI). ), Prokuroria e Përgjithshme, përfshirë Prokuroritë e Rretheve (PO), në arritjen e objektivave të tyre dhe afrimin e performancës së tyre me standardet e BE-së.

1 nga 3

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

2 days ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 days ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 days ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

2 days ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

2 days ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

2 days ago

This website uses cookies.