Efektivët, pas hetimeve të zhvilluara pas plagosjes së 30-vjeçarit Ndue Preka mbrëmjen e 9 qershorit në Shkodër, kanë arritur që të zbulojnë identitetin e autorit të dyshuar, i cili vijon në jetë në kërkim policor. Kështu shtetasi identifikuar si Klodian Guraleci, i cili mban edhe mbiemrin e ndryshuar Krasniqi, është personi që dyshohet si autori i plagosjes së 30-vjeçarit Ndue Preka. Shtetasi Klodian Guraleci është nga fshati Toplanë i njësisë Temal të bashkisë Vau Dejës, ndërsa policia ka arritur që ta identifikojë pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe informacioneve të marra në rrugë operative. Dyshohet se mes këtyre dy shtetasve ka patur një konflikt të mëparshëm që ka sjellë këtë ngjarje, ndërsa janë ende të paqarta shkaqet e këtij konflikti mes tyre. Menjëherë pas plagosjes së 30- vjeçarit Ndue Preka rreth orës 22:30, të 9 qershorit në periferi të Shkodrës, policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet paraprake duke arritur që të zbulojë autorin e dyshuar Klodian Guraleci. Uniformat blu vijojnë punën për gjetjen dhe kapjen e të dyshuarit ndërsa janë ngritur grupe të shumta kontrolli. Ndue Preka ndodhej në lagjen “Mark Lula” kur papritur dyshohet se autori i dyshuar Guraleci është afruar dhe ka qëlluar ndaj tij disa herë me armë zjarri pistoletë.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.