Identitet, traditë, kulturë… fanellat e reja të Kombëtares

FSHF ka prezantuar uniformat e reja që do të veshin kuqezinjtë në ndeshjet e radhës ndërkombëtare. Fanella e parë për ndeshjet në shtëpi sigurisht që është në ngjyrën e kuqe tradicionale (ngjyrën e flamurit shqiptar) me pjesën e qafës dhe skajet e mëngëve në ngjyrë të zezë. Karakteristika grafike që bën dallimin në këtë fanellë është e stampuar në pjesën e përparme, me një dizajn tipik të kulturës shqiptare, veçanërisht e përdorur në veshjet tradicionale.

Versioni i fanellës së dytë është i bardhë me kornizën e qafës dhe skajet e mëngëve në të zezë me detaje të kuqe. Dizajni në pjesën e përparme është i njëjtës si te fanella e parë, edhe kjo me stampimet përkatëse. Kroniza e qafës, shiriti i personalizuar në pjesën e poshtme të fanellës nga brenda, detajet në pjesën e pasme të qafës dhe shkrimi në pjesën e poshtme të fanellës nga prapa janë identike me versionin e fanellës së parë.

Së fundi, fanella e tretë është totalisht e zezë, përsëri me një kornizë në qafë me detaje të kuqe, gjithashtu të pranishme në skajet e mëngëve. Ashtu si në fanellën e parë dhe të dytë, edhe kjo fanella ka një model të stampuar në pjesën e përparme me dizajnin tipik të kulturës shqiptare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.