Ushtria izraelite (IDF) konfirmoi të shtunën në mëngjes se terroristi Islam Khamayseh u eliminua të premten në mbrëmje pas sulmeve në Xhenin, në veri të Bregut Perëndimor.
”Khamayseh ishte së bashku me terroristë të tjerë të rëndësishëm, të cilët po planifikonin sulme në një të ardhme të afërt”, tha IDF-ja.
”Sulmi u krye me një avion luftarak dhe një helikopter dhe kishte në shënjestër një kompleks të përdorur si qendër operacionale të një infrastrukture terroriste.
”Khamayseh dhe jo Hamaisi, siç u raportua më parë në median izraelite, ishte një operativ i lartë terrorist në kampin e Xheninit”, theksoi IDF-ja.
Khamayseh ishte përgjegjëse për një seri sulmesh terroriste në zonë, duke përfshirë sulmin me të shtëna në komunitetin Hermesh në maj 2023.
Ai ishte përgjegjës edhe për sulmin terrorist në Efes, gjatë së cilës u plagosën shumë civilë izraelitë.
”Në kompleksin e goditur mbrëmjen e djeshme, kishte edhe disa terroristë të rëndësishëm, disa prej të cilëve u përfshinë në sulme në zonën e Xheninit dhe po planifikonin të kryenin sulme të tjera terroriste”, theksoi ajo.
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.