De Rossi
Ka përfunduar epoka e Jose Mourinhos në krye të stolit të Romës dhe një tjetër trajner pritet që të marrë drejtimin e skuadrës verdhekuqe. Sipas mediave italiane, pronarët e klubit (familja Friedkin) kanë zgjedhur pasardhësin e portugezit: do të jetë Daniele De Rossi trajneri i ardhshëm i Romës.
Mbeten për tu vendosur edhe detajet e fundit të marrëveshjes, por tashmë nuk ka më dyshime: ish-lojtari i njohur i Romës, një nga simbolet më të mëdha të klubit, ai që konsiderohej “Kapiteni i ardhshëm”, pas pak orësh do të kthehet në Trigoria, tashmë si trajner. Daniele De Rossi pritet që të firmosë një kontratë deri në fund të sezonit me opsion rinovimi nëse arrihet obejtivat e përcaktuar.
De Rossi ka luajtur për 18 sezone me fanellën e Romës, duke koleksionuar 616 ndeshje dhe 63 gola në të gjitha kompeticionet me skuadrën verdhekuqe. Një tifoz i thekur i Romës, ai konsiderohej si pasardhësi natyral i kapitenit legjendar të Romës, Francesco Totti.
Këtë të mërkurë (26 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për të dërguar për verifikim në Prokurorinë e…
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…
Gjermania është vendi që do të presë finalet e UEFA Nations League 2024/25, që do…
Rey Manaj ishte autor i një dygolëshi në fitoren 3-0 që Shqipëria arriti përballë Andorrës…
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka komentuar suksesin 3-0 që kuqezinjtë arritën përballë Andorrës në “Arena…
This website uses cookies.