Iftarët e Ramazanit, Myftinia e Shkodrës organizoi iftarin e miqësisë dhe vëllazërisë me KBI Prizren dhe Ulqin

Prej ditësh besimtarët myslimanë po agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit. Në kuadër të tij, Myftinia e Shkodrës organizoi iftarin tradicional të miqësisë dhe vëllazërisë me pjesëmarrjen e Kryeimamëve dhe përfaqësuesve të KBI Prizren dhe BI Ulqin.
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari përshëndeti të pranishmit dhe vuri theksin në mesazhin e bashkëpunimit mes njëri-tjetrit.
Kryeimami i KBI Prizren, Valon Ibrahimi, mesazhin e tij e lidhi me një thënie të Naim Frashërit ndërsa ai i BI Ulqin, Ali Bardhi u ndal në kujtimet që Shkodra i sjell si një ish-medresist i saj.
Muaji i Ramazanit nisi të hënën e 11 marsit dhe përfundon me 9 prill, ndërsa një ditë më vonë besimtarët muslimanë festojnë festën e Fitër Bajramit.