Ikën Rrumbullaku dhe drejtuesit e qarqeve, Hoxha: Thellojmë transformimin e Policisë së Shtetit

Ministri Ervin Hoxha gjatë takimit me drejtues të Policisë së Shtetit, ndërsa ka bërë me dije dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, njoftoi nxjerrjen e udhëzimit për nisjen e procedurave për zgjedhjen e drejtorit të ri.

Ai sqaroi se përkohësisht këtë detyrë do e mbaj zv.drejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga. 

Sot, është dita për ta kaluar stafetën tek një tjetër gjeneratë drejtuesish, të cilët falë punës kolosale të bërë deri këtu, nuk do ta fillojnë rrugën e tyre nga gremina e vitit 2013, por nga një lartësi e arritur me mundin e me kohën e një dekade dhe nuk do të kenë asnjë justifikim për të mos e ngjitur Policinë e Shtetit në rangun e trupave më të mira të Bashkimit Europian.

Në bazë të këtij ligji kam nxjerrë Udhëzimin për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe në zbatim të tij, në detyrën e përkohshme të drejtuesit të lartë të Policisë, do të komandohet Zv.drejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga. 
 
I ftoj të gjithë drejtuesit të Policisë, të cilët janë sipas rangjeve të parashikuara nga ligji të kandidojnë për Drejtor të Përgjithshëm. Nëse e kanë këtë ambicie të mos ngurrojnë. Procesi është i hapur dhe zgjedhja do të jetë e pandikuar nga asgjë tjetër, përveç vlerave individuale të çdo kandidature.

Kam bindjen se ata që do të dorëzojnë stafetën udhëheqëse të kësaj trupe, që nga Drejtori i Përgjithshëm dhe të gjithë të tjerët, nuk do ta kursejnë dijen dhe përvojën e jashtëzakonshme të fituar në gjithë këto vite në vijën e parë, për të mbështetur ngjitjen e mëtejshme të trupës së policisë drejt majës së Shqipërisë 2030deklaroi Hoxha.

Ministri u shpreh se përparimi i dekadës së fundit për Policinë e Shtetit ka qenë i jashtëzakonshëm duke e krahasuar me 10 vite më parë.

Ai theksoi se ambicia për Policinë e Shtetit 2030, mbështetet në potencial për ta ngritur këtë institucion në një tjetër nivel, duke rritur cilësinë e shërbimit.

Besoj se jam një dëshmitar mjaftueshëm objektiv për të thënë sot se, përparimi i dekadës së fundit është i jashtëzakonshëm, po të merret parasysh pika kritike ku ishte katandisur Policia e Shtetit dhe ndjenja dëshpëruese e braktisjes që përjetohej në radhët tona deri përpara 10 viteve. Ambicia jonë për Policinë e Shtetit 2030, si një trupë e denjë e Bashkimit Europian është një ambicie e mbështetur në potencialin konkret që kemi për ta ngritur Policinë në një nivel të ri, duke konsoliduar më tej tendencën në rënie të kriminalitetit dhe rritur më shpejt cilësinë e shërbimit policor në çdo aspekt”, shtoi ai.

Takimi i ministrit Hoxha me drejtuesit e Policisë së Shtetit erdhi pas dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku. Ky i fundit mbajti për 2 vite postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Rrumbullaku u emërua Kreu i Policisë së Shtetit në shtator të vitit 2022.

Kjo ishte mbledhja e parë e ministrit që kur mori detyrën e ministrit më 28 korrik.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.