IKMT rikthehet në Shirokë / Fillon prishja e lokaleve në bregun e Liqenit të Shkodrës, pronarët kundërshtojnë
IKMT dhe IMT e Bashkisë Shkodër vijojnë prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Shirokës në qytetin e Shkodrës.
Pas prishjes së një objekti në Zogaj tashmë një tjetër restorant është shembur në Shirokë nga fadromat e IKMT….Dhjetëra forca policie ishin në mbështetje të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në këtë aksion për prishjen e këtij objekti. Pronarët e restorantit që u prish kundërshtuan IKMT duke thënë se kjo shembje është e padrejtë pasi i janë drejtuar gjykatës dhe se njoftimi për prishjen i ka mbërritur shumë vonë….
Në Shkodër në total janë 48 objekte për t’u prishur nga IKMT , të cilat cilësohen si ndërtime pa leje. Në Shirokë kanë qenë 8 në total dhe kanë mbetur edhe 6 të tjera për t’u shembur, 7 janë në zonën turistike të Thethit dhe të tjerat në plazhin e Velipojës dhe qytetin e Shkodrës. Në këtë mënyrë aksioni i IKMT do të vijojë edhe në ditët e ardhshme për prishjen e këtyre ndërtimeve pa leje në Shirokë, Zogaj, Velipojë, Theth dhe qytetin e Shkodrës.