IKMT vijon shembjen e ndërtesave – Disa prej pronarëve kundërshtojnë prishjet

ikmt shembja vijon

Edhe këtë të enjte ka vijuar prishja e ndërtimeve në hyrje të qytetit të Shkodres. Por, këtë herë, prishjet janë kundërshtuar nga disa prej pronarëve të këtyre objekteve.

 Fabion Murrizi, avokat mbrojtës i Muharrem Shkjaut , thotë se IKMT është duke vepruar me një vendim të paligjshëm, ndërsa prishja e ndërtimeve po bëhet pa asnjë interes publik, vetëm për të mbjellë disa pemë.

Ardit Sheqi, njëri prej pronarëve, edhe ai shprehet se kjo ndërhyrje për shembjen e biznesit dhe shtëpisë së tij është e paligjshme.

Sheqi thotë se prishja e shtëpisë po bëhet në një kohë që ende nuk ka kaluar shpronësimi, ndërsa familja e tij përbëhet nga  anëtarë.

Shpronësimet e dhëna nga shteti për ndërtimet që po prishen nga IKMT, sipas pronarëve, janë qesharake, ndërsa këtë çështje do ta ndjekin deri në gjykatat ndërkombëtare.

IKMT ka prishur 10 objekte në hyrje të qytetit të Shkodrës të cilat janë me certifikata pronësie, por pritet të marrin shpronësimet në një vlerë totale prej afro 4 milion euro.

Ndërkohë, më herët IKMT ka shembur edhe 11 objekte të tjera pa leje në funksion të projektit të hyrjes së Shkodrës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.