IKMT zbarkon në Shirokë / Në plan 48 objekte, 8 prej tyre në Theth
Ka nisur nga Shiroka procesi i prishjes së ndërtimeve pa leje. Një ndërtesë e nisur rishtazi, në dukje për biznes pasi sipas inspektorëve kishte një siperfaqe prej 600 metër katëror, u shemb këtë të mërkurë! Krahas forcave të rendit, policisë bashkiake dhe inspektoriatit të mbrojtjes së territorit në bashkinë Shkodër, pjesë e aksionit ishin edhe ikmt si dhe efektivë të shqiponjave.
Sipas burimeve pranë IMT, në listë pëer pridhje janë rreth 48 ndërtime. 40 objekte janë në Shkodër dhe 8 të tjera në zonën e Thethit. Në fakt Thethi ishte destinacioni I parë në listë, por si shkak I bllokimit të rrugës 2 ditë më parë, inspektorët u kthyen mbrapsht duke e lënë për një ditë tjetër. Në këto kushte aksioni u zhvendos në zonën e Shirokës. Prishja e këtij objekti nuk u shoqërua me kundërshtime apo debate..Një ditë më parë procesi për pridhjen e ndertimeve pa leje u përshëndet edhe nga Ministri I brendshëm Taulant Balla I cili përgëzoi policinë e Shkodrës për hetimin e fenomenit të ndertimeve pa leje si dhe vendosjen para drejtësisë të inspektorëve të IMT dhe IKMT si bashkëfajtor për situatën e krijuar. Edhe të enjten pritet që aksioni të jetë në zonën e Shirokës për tu ngjitur në Alpe të premten, aty ku konsiderohet edhe si vatra më e nxehtë per shkak edhe të kundërshtimeve që banorët kanë.