ikmt
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar këtë të premte në qytetin e Shkodrës. Në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Shkodër dhe Policinë e Shtetit, ato kanë nisur aksionin kundër paligjshmërisë në disa objekte të territorit të bashkisë Shkodër. Aksioni ka nisur në qendër të qytetit për një shtesë kati pa leje të ndërtuar nga subjekti. Ky subjekt është gjobitur nga IKMT dhe i është lënë afat për heqjen e strukturës metalike të vendosur pa lejen e posaçme. Sipas drejtuesve të IKMT dhe IMT të Bashkisë Shkodër është evidentuar një listë e plotë më të gjithë subjektet të cilët kanë shkelur ligjin dhe do të ndërhyhet gjatë këtyre ditëve në disa zona të territorit të bashkisë Shkodër. Një ditë më parë, Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci ka pritur në një takim në drejtorin e policisë Edmond Sulaj në takimin e parë zyrtar të tij dhe kryeinspektorin e IKMT Agim Ismaili ku është kërkuar bashkëpunim për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Shkodër. Bashkëpunimi i ngushtë mes pushtetit vendor, policisë së shtetit dhe IKMT, në mënyrë që të mos abuzohet më duke shkelur ligjin qoftë me ndërtimet pa leje apo edhe me krimet mjedisore që kanë qenë të shumta në Shkodër.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.