“Ikona e deteve” – Anija më e madhe e lundrimit në botë, nis udhëtimin e saj të parë
E quajtur Ikona e Deteve, anija më e madhe e lundrimit në botë u nis këtë të diel për të realizuar udhëtimin e saj të parë nga Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Anija gjatësi prej 365 metrash dhe një hapësirë që mund të strehojë 7,600 pasagjerë kjo anije do të bëjë një udhëtim 7 ditor me destinacion Karaibet.
“Ikona e Deteve” është 5 herë më e madhe se Titaniku, ka 20 kuverta, shtatë pishina dhe më shumë se 40 restorante dhe bare.
Ndërtimi i saj vlerësohet se ka kushtuar më shumë 2 miliardë dollarë.
Anija më e madhe në botë është në pronësi të Royal Caribbean Group dhe Presidenti i kësaj kompanie Jason Liberty ka deklaruar se ndërtimi i saj është kulmi i një ëndrre 50-vjeçare që sjell në botë, një inovacion të të jetuarit dhe përmbush misionin për të ofruar një nga përvojat më të mira të pushimeve për turistët nga e gjithë bota.
Ndërkohë, ambientalistët kanë paralajmëruar se anija “Icon of the Seas” e cila lundron duke përdorur gaz të lëngshëm do të sjellë ndotje masive të për shkak se ka emetim të metanit.