ILD bashkëpunim me univeristetin e Shkodrës/Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi, ILD me Fakultetin e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Shkodrës. Mes të tjerash, ky memorandum parashikon mundësinë e realizimit të praktikës për studentët e departamentit të së Drejtës pranë zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, krahas organizimit të aktiviteteve të përbashkëta me fokus edukimin ligjor e profesional në fushën e drejtësisë. Kjo marrëveshje vjen në kuadër të bashkëpunimit të institucionit të ILD me fakultetet e drejtësisë të universiteteve publike të vendit.