ILD vizitë pranë GJEDNJ mbi procedimin disiplinor të magjistratëve

Ballore-1-696x474

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i shoqëruar nga njësia e inspektorëve, zhvilloi një vizitë dy ditore pune pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg (Francë).

Delegacioni shqiptar zhvilloi sesione profesionale pune me gjyqtarë dhe juristë të GJEDNJ-së, mbi procesin disiplinor dhe lidhjen e tij me pavarësinë e magjistratëve si dhe paraqitje e diskutime të nenit 8, 10 dhe nenit 6, pjesa civile, mbi standardet e punës në kontekstin e procedimeve disiplinore.

Në kuadër të kësaj vizite, ambasada e Shqipërisë në Strasburg organizoi një pritje me ambasadorë të vendeve të Këshillit të Evropës, ku Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, në cilësinë e të ftuarit të nderit bëri një panoramë të reformës në drejtësi në Shqipëri, sfidave dhe rolit të ILD-së dhe iu përgjigj interesit të ambasadorëve të pranishëm mbi aspekte të punës së sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.