Ilir Daja shpallet “Trajneri i vitit” në Kosovë
Pa dyshim që një nga protagonistët e sukseseve të FC Ballkanit gjatë këtij viti ka qenë edhe trajneri i spikatur nga Shqipëria, Ilir Daja. Ai me karakterin, profesionalizmin dhe punën e bërë arriti që të ndërtojë një skuadër të suksesshme dhe plot motiv.
Tekniku ka shkruar historinë e futbollit kosovar në krye të skuadrës së Ballkanit, duke fituar tituj kombëtare dhe duke kualifikuar skuadrën për të dytin vit radhazi në grupet e Conference League.
Arritjet e klubit kanë bërë që Ilir Daja të vlerësohet me meritë trajneri më i mirë i vitit në futbollin e Kosovës. Çmimin e ndau trajneri i shquar dhe legjenda e futbollit kosovar, Ajet Shosholli
“Ndjehem i nderuar që ndodhem përpara shumë personaliteteve të sportit dhe jo vetëm. Do ta ndaj këtë çmim me lojtarët që janë aktorët kryesor, presidentin Kabashi, do ta ndajë me të gjithë trajnerët e Kosovës, sepse unë jam njëri midis jush dhe të gjithë kontribuojmë për zhvillimin e futbollit të Kosovës”, tha Daja.