Categories: AktualitetLajme

Ilir Mënga në krye të DPSHTRR-së, Gonxhja: I bindur që do të çojë përpara projektet e nisura

Ilir Mëngra është Drejtori i ri i Përgjithshëm i DPSHTRR-së. Ish-drejtori Blendi Gonxhja ka uruar pasardhësin e tij në këtë detyrë, duke shprehur bindjen se Mengra do të çojë përpara projektet e nisura, ndërsa e ka garantuar se do i japë gjithë mbështetjen e nevojshme.

Punë të mbarë Ilir Mengra si Drejtori i ri i Përgjithshëm i DPSHTRR-së! Stafetë emocionuese sepse të dy punuam gjatë sëbashku dhe e ngritëm shërbimin në nivelin e sotëm! Kënaqësi që Kryeministri, ZvKryeministrja dhe MIE i dhanë besim vazhdimësisë së punës dhe qendrueshmërisë së ekipit, duke na vlerësuar dhe duke mbështetur eksperiencën pozitive! Iliri ka spikatur si një profesionist shumë i aftë dhe i përkushtuar, duke treguar vazhdimisht cilësi shumë të mira drejtuese e ndaj jam i bindur që do të çojë përpara projektet e nisura, ku ndihma e mbështetja ime s’do të mungojnë, tashmë si Ministër i Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit! “, shkruan Gonxhja në rrjetin social Facebook.

Gonxhja ka deklaruar se një tjetër zgjedhje e duhur është dhe vendosja e Afrim Toles si Drejtor i ri i DRSHTRR Tiranë.

“Gjithashtu punë të mbarë Afrim Tole, si Drejtori i ri i DRSHTRR Tiranë!  Lajm tjetër i mirë, zgjedhje e duhur pas mirëdrejtimit të Task-Forcës së Transportit Rrugor!

Suksese dy drejtuesve që më bëjnë krenar që i kam patur kolegë direkt dhe që do ta mirëadministrojnë në vijim Automotorizimin Shqiptar!

Suksese DPSHTRR! Urime skuadrës kampione të Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor që pata privilegjin ta drejtoja prej Nëntorit 2018! Mirënjohës përjetë për kontributin e gjithësecilit, për rrugëtimin tonë të bukur dhe shpirtin e misionit që e ktheu entin në një model suksesi!”, tha ai.

Më 8 janar, Kryeministri Rama emëroi Blendi Gonxhen në krye të një ministrie të re, atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Gonxhja u votua në Kuvend më 15 janar, me 73 vota pro.

Në vend të tij, në krye të DPSHTRR-së u vendos Ilir Mëngra ish-kreu i drejtorisë rajonale të Transportit Rrugor në Tiranë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti i kthjellët në të gjithë territorin e vendit

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do…

45 minutes ago

Hoqi dorë nga “Giro d’Italia 2025”, Vingegard shpjegon motivet pas vendimit

“Giro d’Italia 2025” ka humbur njërin prej atyre çiklistëve, të cilët nëse do të garonin…

49 minutes ago

Vllaznia-Egnatia në RTSH, Tetova: I kënaqur nga merkato, jemi ndërtuar për të fituar dy trofetë

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Vllaznisë,…

50 minutes ago

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, njihuni me të nominuarit

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, organizuar nga FSHF, do të vlerësojë protagonistët kryesorë të…

53 minutes ago

Plani strategjik 2025-2030, Spiropali: Synojmë Kuvend me standardet e një vendi anëtar të BE-së

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi të premten një analizë pune për shqyrtimin e draftit të Planit…

55 minutes ago

Vengu mbledh atashetë ushtarakë: Bashkëpunim me aleatët në industrinë e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot në një takim me Atashetë Ushtarakë të Republikës…

57 minutes ago

This website uses cookies.