Lajme

Ilir Proda prezantohet si drejtues i Policisë së Shtetit. Hoxha: Rrisni standardin

“Betohem për të mbajtur me nder flamurin e Policisë së Shtetit” ishte betimi që Ilir Proga bëri para drejtuesve të këtij institucioni dhe ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha duke marrë zyrtarisht detyrën e tij të re.

Prezantimi i tij u bë nga ministri Hoxha, i cili kërkoi nga kryepolici i ri rritjen edhe më të tej të standardit të Policisë së Shtetit dhe rritjen e cilësisë të shërbimeve dhe sigurisë për qytetarët.

Duke vlerësuar Ilir Prodën si një oficer karriere, ministri Hoxha tha se e vetmja vështirësi e tij do të jetë ngritja e një policie bashkëkohore e denjë me ato evropiane.

“Ai është një oficer karriere që ka kaluar të gjitha shkallët e hierarkisë në Policinë e Shtetit. Kreu i ri do të sjellë një dinamikë tjetër në gjithë strukturën e policisë, në fund të këtij procesi reformues, kushtet e realizmit të synimeve për krijimin e një policie bashkëkohore si nj strukturë e dejë dhe e krahasueshme me ato evropiane. E vetmja vështirësi i drejtorit të ri mbetet standardi mbi të cilin është ngritur Policia e Shtetit dhe rritja e këtij standardi. Ambicia jonë nuk është dëshirë e çastit, por e një analize të thelluar të potencialeve qe kemi në polici. Nga sot ne presim qëndrueshmërinë e rezultateve dhe rritjen sa më të shpejtë të cilësisë së shërbimit në të gjithë sektorët”, tha Hoxha.

Hoxha foli edhe për reformimin që ka përfshirë Policinë e Shtetit, ku do hapet gara për zgjedhjen e drejtuesve të rinj për policinë në qarqe.

“Procesi i reformimit do të jetë sa më i dobishëm dhe në efekt të vetë Policisë së Shtetit dhe të arrijmë objektivat. Nuk ka asnjë objektiv të pamundshëm sado ambicioz të duket. Emërimi i tij është hapi i parë që do pasohet nga një sërë ndryshimesh në qendër dhe drejtorive vendore që do plotësojnë kuadrin e reformave që kemi nisur. Në procesin e përzgjedhjes së stafit të policisë nuk do ndikojnë faktorë të tjerë përveç meritokracisë dhe integriteti profesional”, tha Hoxha.

Gjithashtu ceremonia zyrtare do të zhvillohet në një moment të dytë pasi të ketë përfunduar i gjithë konkurrimi i drejtuesve të Policisë së Shtetit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ndërron jetë  turisti malazez  në Lëpushë të Malësisë së Madhe  – Nuk ndihej mirë, turistët   kërkuan ndihmë

Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se, rreth orës 17:00, në fshatin Lëpushë, një…

4 hours ago

PD miraton sot kandidaturat, Berisha: Procesi më transparent që është zhvilluar në PD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi sot selinë blu për miratimin e kandidaturave që…

5 hours ago

Kane paralajmëron Interin: Jemi gjithmonë favoritë për të fituar

Harry Kane ishte sërish një nga protagonistët e mëdhenj të fitores së Bayern në Champions…

6 hours ago

Spektakël i garantuar në “Old Trafford”

Manchester United dhe Real Sociedad do të ndeshen të enjten në mbërmje për të siguruar…

6 hours ago

TikTok mbyllet, por… Ekspertët thirrje institucioneve që të marrin masa

Njoftimi për mbylljen e TikTok nuk do ta frenojë plotësisht aksesueshmërinë në këtë platformë. Ndërsa…

8 hours ago

Inzaghi feston 200 pankina në krye të Interit

Një mbrëmje e veçantë, e festuar me kalimin e turit dhe kualifikimin në çerekfinale të…

8 hours ago

This website uses cookies.