Ilir Shulku për RTSH: Dëmtimi i Asanit nuk shqetëson
RTSH Sport ka mësuar se gjendja e Jasir Asanit është optimale dhe sulmuesi anësor është në dispozicion të Silvinjos për ndeshjen e radhës kundër Kroacisë. Dëmtimi që lojtari pësoi në debutimin ndaj Italisë është i lehtë dhe i parëndësishëm.
I dërguari i RTSH në Gjermani, gazetari sportiv Dëfrim Methasani ka zhvilluan një intervistë me sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, i cili ka konfrimuar se dëmtimi i Asanit është i lehtë dhe se shpresohet që lojtari të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Kroacisë.
“Asani pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj Italisë, por shpresojmë që të rikuperohet në kohë për ndeshjen e radhës kundër Kroacisë”, ka thënë Shulku.
Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së ka komentuar edhe veprimin e Hysajt te goli i Barelës, duke theksuar se ishte një lëvizje instiktive dhe se nuk ka ndërmend të komentojë ato që shkruhen në rrjetet sociale.