Implanti i Neuralink shkëputet pjesërisht nga truri i pacientit, kompania e Elon Musk nuk jep sqarime

Përpjekja e parë e Neuralink për të implantuar çipin e tij në kafkën e një qenieje njerëzore hasi një pengesë të papritur pasi pajisja filloi të shkëputej nga truri i pacientit.

Pacienti, Noland Arbaugh, iu nënshtrua një operacioni në shkurt për të lidhur një çip Neuralink në trurin e tij, por funksionaliteti i pajisjes filloi të ulet brenda muajit pas implantimit të tij. Disa nga fijet e pajisjes, që lidhin kompjuterin në miniaturë me trurin, kishin filluar të tërhiqeshin. Neuralink nuk zbuloi pse pajisja u tërhoq pjesërisht nga truri i Arbaugh, por deklaroi në një postim se inxhinierët e saj kishin rafinuar implantin dhe kishin rivendosur funksionalitetin.

Aftësitë e pakësuara nuk dukej se e rrezikonin Arbaugh dhe ai ende mund ta përdorte implantin për të luajtur një lojë shahu në një kompjuter duke përdorur mendimet e tij.

Implanti i Arbaugh filloi të kishte probleme në fund të shkurtit, kur një numër i pazbuluar i fijeve të çipit “u tërhoqën nga truri, duke rezultuar në një rënie të numrit të elektrodave efektive”. Kjo uli bit-et e pajisjes për sekondë, që në thelb është një matës se sa mirë mund të kryejë implanti detyrat e tij.

Neuralink, të cilin Elon Musk e zotëron dhe që u vlerësua në rreth 5 miliardë dollarë vitin e kaluar, ka mbrojtur gjerësisht suksesin e implantit të saj të parë, duke e pozicionuar veten si një lider botëror në teknologjinë e çipeve të trurit. Megjithëse pajisja është ende në fazat e hershme, zbulimi i kompanisë sjell më shumë vëmendje ndaj natyrës së patestuar dhe të komplikuar të procedurës eksperimentale./ The Guardian

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Apeldoorn 2025”, Ingebrigtsen shkruan historinë, dy medalje të arta në garat e 1500m dhe 3000m

Për një fenomen të altikës si Jakob Ingebrigtsen nuk ka limite. Atleti norvegjez ka marrë…

37 minutes ago

Europiani U-23 i mundjes në RTSH/ Dominojnë mundësit nga Rusia me pesë medalje të arta

Mundësit rus nën siglën e Federatës Botërore të Mundjes dominojnë Kampionatin Europian të moshës deri…

39 minutes ago

Elseid Hysaj rikthehet nga dëmtimi pas pushimit të Kombëtareve

Në Itali janë të bindur se Elseid Hysaj do të rikthehet në fushat e lojës…

40 minutes ago

Partia Liberale e Kanadasë zgjedh Mark Carney për të pasuar Justin Trudeau

Mark Carney, lideri i ri i Liberalëve, i cili pritet të marrë postin e kryeministrit…

44 minutes ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, rriten temperaturat

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet…

48 minutes ago

Franca ndez dritën e gjelbër, në Paris do vendoset një kopje e monumentit të Skënderbeut

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se një kopje…

49 minutes ago

This website uses cookies.