Lajme

Inagurohet fusha e re në Shtoj, Duka: Shembull i bashkëpunimit të Federatës me një Akademi private.

Si pjesë e projektit të rëndësishëm “100 fushat”, në Shtoj është përuruar fusha e re me bar artificial, një investim i përbashkët i FSHF-së dhe akademisë “Soccer Star”. Në ceremoninë e përurimit të fushës së re mori pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, një nga përfaqësuesit e akademisë “Soccer Star”, Agim Zani, kryetari i SHRF Shkodër, Lazër Matija si edhe përfaqësues të futbollit në Shkodër, përfaqësues të mediave dhe fëmijë të zonës.

Në fjalën e rastit të mbajtur në këtë event, Presidenti Duka vlerësoi bashkëpunimin me akademinë “Soccer Star” dhe uroi që në të ardhmen Shkodra të ketë më shumë futbollistë.

“Është kënaqësi për mua të jem në inagurimin e fushës në Shtoj. Kjo fushë do t’i shërbejë stërvitjes së gjithë fëmijëve të zonës. Është shembulli më i mirë i bashkëpunimit të Federatës së Futbollit me një Akademi private. Ato që mund t’i krijojmë ne fëmijëve që t’i bashkohen sportit tonë është infrastruktura, trajnerët  të cilët ne i kemi të kualifikuar. Jemi e vetmja Federatë në botë që financojmë veshjet sportive që fëmijët i kanë sot veshur dhe topat e futbollit. Mjafton që fëmijët të kenë dëshirën, ne kemi të tjerat dhe futbolli të ecë përpara. Falenderoj Gimin, Lazerin si kryetar i SHRF Shkodër për bashkëpunimin dhe ju të tjerët. Uroj të kemi sa më shumë futbollistë në Shkodër.

Ndër të tjera, Presidenti Duka nënvizoi se Shkodra duhet të ketë më shumë fusha stërvitore, për t’i krijuar këtij rajoni kushte më të mira stërvitjeje si edhe që qyteti të jetë një nga pritëset e finaleve të Europianit U-21. “Projekti është akoma më i madh këtu. Ne do na duhet që të fillojmë sa më shpejt fushën me bar natyral sepse është një nga kushtet për të zhvilluar ndeshjet e Kampionatit Europian 2027 në Shkodër. Nëse nuk kemi të paktën një fushë për stërvitje e kemi të pamundur që të luhet në Shkodër, gjë që e cila ka dështuar në ndeshjet e Euro U-17 2025, sepse në Shkodër nuk kishim një fushë që i plotëson kriteret me bar natyral. Sa më shpejt ta nisim fushën e re për t’i shërbyer akademisë dhe fëmijëve, por edhe qëllimin tjetër që është shumë i rëndësishëm, zhvillimi i Kampionatit Europian U-21 nuk duhet ta përjashtojë Shkodrën nga harta.

Ndërkohë unë shpresoj që ne ta fillojmë edhe projektin me Bashkinë që kemi nisur te Kompleksi Sportiv “Zmijani”, për ta shndërruar në një kompleks bashkëhor dhe më të gjitha kushtet ku dhe atje do të ketë një fushë natyrale dhe artificiale. Unë mendoj që jemi në rrugë të mbarë, do të duhet bashkëpunim me të gjithë, me biznesin privat, bashkinë, me Shoqatën që të krijojmë kushte sa më të mira”, – tha Presidenti Duka.

Kryetari i SHRF Shkodër, Lazër Matija, i pranishëm në këtë ceremoni të veçantë përshëndeti investimit dhe nënvizoi se kjo fushë i shërben fëmijëve të qytetit.  “Në emër të ShRF Shkodër, kjo fushë është falë investimit të Gimit dhe mbështetjes së FSHF-së. Është një investim që nuk bëhet thjesht për biznesin, por për komunitetin. Çdo fushë që bëhet në territorin e Shkodrës, i shërben të ardhmes dhe këtyre fëmijëve – tha kryetari i SHRF Shkodër Lazër Matija.

Fusha e re në Shtoj ofron një hapësirë cilësore për stërvitje, duke përmbushur standardet më të larta për fushat me bar artificial. Ky investim i Federatës së Futbollit pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në komunitetin sportiv të zonës, duke i dhënë mundësi të rinjve të Shkodrës të angazhohen më shumë në futboll.

Blerti Delija

Recent Posts

Vllaznia e vajzave përballë Gramshit – Ekipi i përforcuar me afrime të reja vijon rrugëtimin drejt titullit kampion

Vllaznia- Gramshi është përballja e parë e vajzave kuqeblu pas përforcimit me afrime të reja…

3 minutes ago

Program i ri punësimi në Shkodër – Zmijani: Synohet  trajnimi dhe punësimi i punëkërkuesve pranë subjekteve të biznesit

Një program i ri punësimi në sektorin e shërbimit, përfshirë bare, restorante dhe kuzhinë, është…

6 minutes ago

“Ëndërr e kthyer ne realitet” – Rikonstruksioni i plotë i rrugës së Komanit, flasin banorët e zonës

Rruga e Komanit, e amortizuar prej vitesh dhe një nga kërkesat e kahershme të komunitetit…

7 minutes ago

Tregu i bimëve medicinale – Brahaj: Ka patur vështirësi në gjetjen e tregut

Bimët medicinale, vitin e shkuar, nuk kanë patur shitje të kënaqshme. Kjo ka bërë që…

9 minutes ago

Klinika e fizioterapisë – Mjekaj: U vjen në ndihmë studentëve për praktikat profesionale

Klinika e fizioterapisë u shërben jo vetëm studentëve, por edhe më gjërë.  Pedagogu i degës…

12 minutes ago

Shembuj që frymëzojnë  – Arjola Zadrima, gruaja që u përball dhe fitoi mbi sfidat e vështira të jetës

Grimca të rëndësishme dhe me ndikim në jetën e një gruaje  vendosi t’i rrëfejë më…

14 minutes ago

This website uses cookies.