Inagurohet qendra “Buzëqeshja e motër Lezes”, Këshilli i Qarkut vijon mbështetjen për personat me aftësi ndryshe
Personat me aftësi ndryshe tashmë do kenë mundësi të marrin shërbimet në qendrën më të re ditore , “Buzeqeshja e motër Lezes”, të ngritur nga qendra “Madonnina del Grappa”, me mbështetjen e Këshillit të Qarkut Shkodër.
Inagurimi i kësaj qendre u bë nga kreu i këtij këshilli, Edmond Ndou dhe adminitratori Fabricio Nocchi.
Ndou pa nga afër ambientet dhe shërbimet që ofrohen në këtë qendër, si dhe grantoi vijimin e mbështetjes për përsonat me aftësi ndryshe.
Ngritja e kësaj qendre u bë e mundur falë mbështetjes që Këshilli i Qarkut gjeti pranë ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Në qendrën ditore “Buzeqeshja e motër Lezes” do të kenë mundësi 15 persona që të përfitojnë takime me psikologë, si dhe aktivitete të ndryshme në grupe me edukatoret.
Inagurimi i kësaj qendre u mbyll me një aktivitet festiv të vetë personave që do marrin trajtim dhe do jenë pjesë e programeve edukative e zhvillimore .