Inagurohet Qendra Kulturore Islame në Oblikë, Sytari: projekte të tilla i shërbejnë gjallërimit  të  jetës fetare dhe shoqërore

inagurohet qendra f

U inaugurua sot Qendra Kulturore në fshatin Oblikë, ndërtuar pranë Xhamisë me mbështetje nga Kuvajti përmes shoqatës “Miqësia”.

Në ceremoni  morën pjesë drejtues të Myftinisë së Shkodrës dhe  përfaqësues të fondacionit donator.

Gjatë fjalës përshëndetëse, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, theksoi rëndësinë e këtyre projekteve për gjallërimin e jetës fetare dhe shoqërore në zonat rurale.

Ai njoftoi se nisma të ngjashme do të realizohen edhe në zona të tjera të Shkodrës.

Ndërsa  drejtuesi i shoqatës “Miqësia” theksoi se ngritja e qendrave të tilla në afërsi të xhamive vjen në kuadër të motos së tyre “Dije dhe Besim”.

Gjatë këtij përurimi, myftiu Sytari bëri të ditur se sot janë hedhur themelet për ndërtimin e një tjetër qendre të tillë kulturore pranë xhamisë në fshatin Mjedë, në Vaun e  Dejës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.