U inaugurua sot Qendra Kulturore në fshatin Oblikë, ndërtuar pranë Xhamisë me mbështetje nga Kuvajti përmes shoqatës “Miqësia”.
Në ceremoni morën pjesë drejtues të Myftinisë së Shkodrës dhe përfaqësues të fondacionit donator.
Gjatë fjalës përshëndetëse, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, theksoi rëndësinë e këtyre projekteve për gjallërimin e jetës fetare dhe shoqërore në zonat rurale.
Ai njoftoi se nisma të ngjashme do të realizohen edhe në zona të tjera të Shkodrës.
Ndërsa drejtuesi i shoqatës “Miqësia” theksoi se ngritja e qendrave të tilla në afërsi të xhamive vjen në kuadër të motos së tyre “Dije dhe Besim”.
Gjatë këtij përurimi, myftiu Sytari bëri të ditur se sot janë hedhur themelet për ndërtimin e një tjetër qendre të tillë kulturore pranë xhamisë në fshatin Mjedë, në Vaun e Dejës.
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
This website uses cookies.