Inaugurohet “Çelësi Shqiptar”, vepra mbart mesazh të fuqishëm: T’i japim fund dyerve të mbyllura
Në hyrje të Shkodrës u bë përurimi i skulpturës monumentale “Çelësi Shqiptar” i autorit shqiptaro-italian Alfred Mirashi (Milot). Vepra artistike është një ndër projektet fituese të konkursit ndërkombëtar “Art në Hapësirën Publike”, e instaluar në zonën e ish-Pazarit të Vjetër duke sjellë një dimension të ri kulturor.
“Çelësi Shqiptar” mbart një mesazh të fuqishëm dhe të qartë: T’i japim fund dyerve të mbyllura dhe të hapim shanse për të gjithë duke krijuar mundësi të barabarta për çdo njeri.
Vepra monumentale peshon 17 ton dhe është financuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.