Categories: LajmePolitikë

Inaugurohet Qendra e Inovacionit. Rama: Bashkë me infrastrukturën, rrisim dhe pagat për ushtarakët

Është bërë sot inaugurimi i Qendrës së re të Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, e cila shënon një tjetër faqe për modernizimin e Ushtrisë Shqiptare.

I pranishëm në ceremoninë e organizuar me rastin e çeljes së kësaj qendre, kryeministri Edi Rama shoqërohej nga ministrja Belinda Balluku dhe Niko Peleshi.

Duke e vlerësuar si një epokë të re në modernizimin e ushtrisë shqiptare, Kryeministri Rama theksoi se kjo krijon kushte optimale për zhvillimin e teknologjive të reja, jo vetëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, po edhe në funksion të modernizimit të qeverisjes e të mbështetjes së sektorit privat.

“Nëpërmjet Qendrës së re të Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, synohet ndër të tjera të forcohen  kapacitetet kombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përmes zbatimit të projekteve inovative dhe integrimit të teknologjive të avancuara, si dhe të nxitet zhvillimi i një ekosistemi të inovacionit në siguri dhe mbrojtje” theksoi Rama.

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër këtë qendër, ndërsa përfaqësues të saj treguan detaje rreth veprimtarisë dhe objektit të punës së tyre.

“Çelet Qendra e re e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, e cila hap një tjetër faqe në modernizimin e Ushtrisë Shqiptare, si edhe krijon kushte optimale për zhvillimin e teknologjive të reja, jo vetëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, po edhe në funksion të modernizimit të qeverisjes e të mbështetjes së sektorit privat”, shkruan Rama.

Dhe kjo qendër, vazhdon Rama, i bashkohet Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës që ne kemi krijuar pikërisht për të pasur një forcë të brendshme lëvizëse në çdo dikaster qendror, në çdo ministri, është një bërthamë që premton shumë.

Duke treguar qëllimet për modernizimin e ushtrisë shqiptare, Kreu i qeverisë theksoi se, “qëllimi është që FA-të tona, ushtria jonë, sistemi ynë i mbrojtjes të bëhet edhe një vatër e zhvillimit teknologjik përtej vetvetes, gjë që natyrisht është një shembull që ne nuk jemi të thirrur ta krijojmë, por thjeshtë ta marrim dhe ta zbatojmë duke parë shumë vende të tjera që tek mbrojtja, tek sistemi i mbrojtjes kanë një burim jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe produktiv për të gjithë zhvillimin teknologjik të vendit”.

Më pas Rama është ndalur dhe tek ritjen e trajtimit financiar të ushtarakëvë  duke theksuar se po ecet paralelisht dhe me procesin e rritjes dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë financiar të Forcave tona të Armatosura.

“Paralelisht me këtë proces, ne po ecim edhe me procesin e rritjes dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë financiar të Forcave tona të Armatosura. Për herë të parë në trendin historik pagat e Forcave tona të Armatosura rriten çdo vit, sikundër e kemi premtuar dhe do të rriten përsëri këtë vit në mënyrë përsëri të ndjeshme, sepse qëllimi ynë nuk është thjeshtë, dhe kjo është një pjesë e tij pa diskutim që ne të kemi një trupë ushtarake të financuar dhe të paguar individualisht për çdo efektiv të saj në mesataren e vendeve NATO-s, gjë që jemi duke e synuar çdo vit dhe praktikisht sot, ndryshe nga jo shumë vite më parë, ne kemi një ushtri që në aspektin e pagave është në nivelin A të rajonit” theksoi ndër të tjera Rama.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u shpreh se kjo qendër është një faqe e re në modernizmin për ushtrinë shqiptare.

“Kjo është një faqe e re modernizimi, është një kalim në një fazë të re të zhvillimit të Shqipërisë, që po i bashkohemi dhe ne. Forcat e Armatosura janë në pararojë e zhvillimeve modernizuese”, tha ministri Peleshi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

6 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

6 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

6 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

6 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

6 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

6 hours ago

This website uses cookies.