Inaugurohet xhamia e Kodër Hanit/ Pukë, ky kult fetar me histori 5 shekullore
Me një histori të lashtë, thuajsE 5 shekullore, xhamia e Kodër Hanit në Pukë u rindërtua. Inaugurimi i saj u bë gjatë fundjavës
Arqipeshkëvi i dioqezës së Sapës në Vau Dejës ,monsinjor Simon Kulli , tha se bota ka më shumë nevojë se kurrë për këtë bashkim njerëzish për të dhënë mesazhin e Paqe.
Kryetari i bashkisë Pukë, Rrok Dodaj dhe deputeti Lodovik Hasani uruan besimtarët muslimanë për xhaminë e re .
Xhamia e Kodër Hanit u rindërtua me fondacionet e qeverisë të shtetit të Kuvajtit.
Në përurimin e xhamisë së Kodër Hanit në Pukë morën pjesë edhe shumë personalitete të tjera, mes të cilëve edhe përfaqësues nga komuniteti musliman në Prizren, Gjakovë dhe myftiu i Dibrës. Pas përurimin në xhaminë e re të Kodër Hanit u bë edhe falja e parë nga besimtarët muslimanë.