Incident gjatë ceremonisë në Postribë/ Një banor nuk pranon nderime nga socialistët

incidenti 1
Menjëherë pasi kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci vendosi kurora me lule në bustin e lëvizjes së Postribës, një banor i zonës Bardhyl Shaba i mori kurorat duke i hedhur të tokë me pretendimin se komunistët i kanë pushkatuar gjyshin. Kryebashkiaku Benet Beci preferoi të mos e konsiderojë si incident. Kjo është hera e parë që një përfaqësues socialist vendor kurora me lule në nderim të kryengritjes së Postrribës.