Incidentet në protestën e opozitës, Avokati i Popullit shqyrton veprimet e policisë

Protesta gati dyorëshe e demokratëve të Rithemelimit me mbështetësit dhe aleatët politikë u mbyll të martën mbrëma me zhurma dhe flakë në oborrin e kryeministrisë.

Nga radhët e protestuesve që kishin dalë për të kërkuar paqësisht largimin e qeverisë, autoritetet ligjzbatuese u përballën me incidente të lokalizuara.

institucioni i Avokatit të Popullit monitoroi edhe shoqërimin e kundërvajtësve nga Policia.

Nga monitorimi i kryer në komisariate ka rezultuar se deri në orën 22:00 ka pasur 11 të shoqëruar, vetëm në Komisariatin nr.1, të gjithë persona madhorë, ndërsa në komisariatet e tjera nuk ka pasur të shoqëruar. 

Mes të shoqëruarve, një nga këta shtetas pretendon se është dhunuar gjatë kësaj proteste nga policë civilë, në momentin e ndalimit.

Shtetasi A.M kishte shenja të dukshme lëndimi në fytyrë, enjtje dhe mavijosje në syrin e majtë dhe Avokati i Popullit i mori një ankesë e cila do të trajtohet në vijim,” informoi Avokati i Popullit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.