Incidentet në protestën e opozitës, Avokati i Popullit shqyrton veprimet e policisë
Protesta gati dyorëshe e demokratëve të Rithemelimit me mbështetësit dhe aleatët politikë u mbyll të martën mbrëma me zhurma dhe flakë në oborrin e kryeministrisë.
Nga radhët e protestuesve që kishin dalë për të kërkuar paqësisht largimin e qeverisë, autoritetet ligjzbatuese u përballën me incidente të lokalizuara.
institucioni i Avokatit të Popullit monitoroi edhe shoqërimin e kundërvajtësve nga Policia.
“Nga monitorimi i kryer në komisariate ka rezultuar se deri në orën 22:00 ka pasur 11 të shoqëruar, vetëm në Komisariatin nr.1, të gjithë persona madhorë, ndërsa në komisariatet e tjera nuk ka pasur të shoqëruar.
Mes të shoqëruarve, një nga këta shtetas pretendon se është dhunuar gjatë kësaj proteste nga policë civilë, në momentin e ndalimit.
Shtetasi A.M kishte shenja të dukshme lëndimi në fytyrë, enjtje dhe mavijosje në syrin e majtë dhe Avokati i Popullit i mori një ankesë e cila do të trajtohet në vijim,” informoi Avokati i Popullit.