Incidenti i Kanalit të Korfuzit dhe ndikimi në marrëdhëniet me Britaninë e Madhe

1572335290_korfuz-696x393

Më 22 tetor të vitit 1946 ndodhi incidenti i Kanalit të Korfuzit. Incidenti pati një jehonë të paprecedentë për nga rrjedhojat e mundshme politike në marrëdhënien mes Shqipërisë e Britanisë së Madhe. Lidhur me këtë episod historik, palët e përfshira mbajtën qëndrime diametralisht të kundërta.

2 luftanije britanike pasi ndeshën në mina, u dëmtuan rëndë, teksa kishin depërtuar në ujërat territoriale shqiptare, rreth 1200 metra larg brigjeve të Sarandës. Për pasojë gjetën vdekjen 45 oficerë të Marinës Britanike ndërsa 42 të tjerë pësuan dëmtime të rënda.

Britania e Madhe e çoi çështjen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ky organ ia delegoi Gjykatës së Hagës dhe secila pas një procesi 2-vjeçar vendosi të shpallë Shqipërinë fajtore për minimin e kanalit lundrues ndërkombëtar.

Ky verdikt nuk u pranua nga Shqipëria dhe si kundërpërgjigje, Britania e Madhe konfiskoi arin e Rezervës Shtetërore. Për një periudhë 40-vjeçare, marrëdhëniet diplomatike bilaterale u pezulluan. Pas rënies së regjimit komunist, qeveria shqiptare u prapësua nga qëndrimi i mëhershëm duke pranuar verdiktin e Hagës. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.