Incidenti me Osmanin në Shkup, MPJD: Trajtim jodinjitoz, kërkuam sqarime

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës ka reaguar mbi incidentin e ndodhur një ditë më parë (1 gusht|) në Aeroportin e Shkupit, ku Presidentes Vjosa Osmani tentuan t’i merrnin telefonin dhe e mbajtën të bllokuar në avion për rreth një orë.

MPJD ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar, ndërsa e ka cilësuar trajtimin ndaj presidentes si jo dinjitoz.

MPJD ka bërë me dije gjithashtu se përmes Ambasadës ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për situatën e krijuar.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Kosovës në Shkup, ka nisur mbledhjen e informatave dhe që në orët e hershme të mbrëmjes ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

MPJD do të mbajë publikun të informuar për veprimet e mëtejshme, për të sqaruar këtë situatë dhe për t’u siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen në raport me krerët e shtetit tonë“, thuhet në reagim.

Një skandal diplomatik ndodhi një ditë më parë (1 gusht) në Aeroportin e Shkupit. Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani tentuan t’i merrnin telefonin celular ndërsa autoritetet e mbajtën të bllokuar në avion për rreth 1 orë.

Ashtu siç bëri të ditur edhe Presidenca e Kosovës, situata u rëndua edhe më tej kur sigurimi i aeroportit tentoi t’i merrte me forcë çantën dhe telefonin personal, Vjosa Osmanit.

Sipas Presidencës së Kosovës, sigurimi i Aeroportit ka tentuar ta shtyjë fizikisht Osmanin duke bërë që policia e Kosovës të ndërhynte dhe të siguronte kalimin e saj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.