Incineratorët/ Berisha: Rama-Veliaj vodhën 61 mln euro

Berisha 13

Berisha 13

Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar përmes një konference për mediat, dyshen Rama-Veliaj të cilët sipas tij kanë vjedhur 61 milionë euro.

Duke iu referuar auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Berisha ka theksuar se Rama-Veliaj kanë vjedhur dhe rrjepur taksapaguesit shqiptarë me koston 29 euro për ton në rastin e incenerimit të mbetjeve.

“Nga auditimi i KLSH dhe komunikimet e gjetura në email, rezulton se Rama-Veliaj kanë vjedhur dhe rrjepur taksapaguesit shqiptarë me koston 29 euro për ton.

KLSH e nxjerr këtë kosto tërësisht fiktive. Ndaj u thashë ju se ai studimi i fizibilitetit ishte studimi i justifikimit të bazave të vjedhjes së shekullit.

KLSH thotë se djegia, sipas ekspertëve më të mirë që ai ka angazhuar, mund të kryhej me 14.48 euro. Resti pra, 14.5 euro do përfundonin në xhepin Rama-Veliaj nëse do ishin djegësat.

Sipas përcaktimeve në kontratë, kosto për depozitim apo kapsulim është 12 euro për ton”, tha Berisha.

Ai nënvizoi më tej se “6 vite me radhë, periudhë në të cilën Erion Veliaj nuk ka djegur një ton të vetëm për faktin se djegësi nuk ekziston, pra gjer sot ai ka marrë, ka vjedhur 17 euro për ton të plehrave të depozituara në 6 vite në fushën e Sharrës, në sipërmarrjen e tyre”.

Sipas Berishës shpenzimet që janë shtuar në momentin e llogaritjes së tarifës arrijnë në vlerën 61 milionë euro.

Nuk kanë as me fantazi nuk mund të vjedhësh më shumë se kaq.Është faktuar se kostot e ndërtimit të inceneratorit janë gjithashtu stratosferike. Ekspertët kanë gjetur se vlerat e këtyre impianteve të ndërtuara janë fryrë të paktën me 25 milionë euro. Nuk kanë të ndaluar. Dhe imagjinoni përsëri. Nuk ekziston pas gjashtë vitesh asnjë impiant. Një vjedhje tjetër superskandaloze është vjedhja me dherat dhe inertet”, u shpreh Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.