Indeksi global i krimit/ Shqipëria përmirëson luftën kundër kriminalitetit

indeksi kunder krimit

indeksi kunder krimit

Shqipëria ka shënuar përmirësime në luftën kundër kriminalitetit, duke u ngjitur me 26 vende mes 193 shteteve të botës.

Në Indeksin Global të Krimit të Organizuar për vitin 2023, Shqipëria renditet e 87-ta nga pozicioni  61 në vitin 2021, duke u vlerësuar me notën 5.17.

Raporti konstaton rënien e aktivitetit të kultivimit të kanabisit në vend si pasojë e ndërhyrjeve të policisë dhe shkatërrimin e  plantacioneve.

Por Agjencia me bazë në Gjenevë vëren se Shqipëria mbetet një vend tranzit për heroinën nga Turqia apo Afganistani si dhe të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve evropiane.

Gjithashtu Shqipëria figuron si vend burim për krimet kiberentike, në shifrën 10% në të gjithë Europën.

Përmirësime janë shënuar në reduktimin e kalimeve të refugjatëve apo azil kërkuesve. Trafiku i armëve në Shqipëri mbetet relativisht më i kufizuar se në shtetet e tjera të Ballkanit.

Raporti flet për rolin e grupeve mafioze dhe bashkëpunimi i tyre me zyrtarë të korruptuar të policisë apo gjyqësorit me ndikim deri në politikë. Përfshirja e të rinjve në rrjetet kriminale verëhet si tendencë shqetësuese.

Rezultate pozitive janë vërejtur vitet e fundit pas zbatimit të reformës në drejtësi,  por perceptimi i korrupsionit për sistemin mbetet i lartë, bazuar në dënimet e dhëna për anëtarë të grupeve të krimit të organizuar apo zyrtarë të korruptuar shtetëror.

Në rang botëror, pesë vendet me notën më të lartë të kriminalitetit janë Mianmari, Kolumbia, Meksika, Paraguaji dhe Republika Demokratike e Kongos.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.