Indeksi Global i Krimit/ Shqipëria përmirëson notën kundër kriminalitetit

84253325ea6444d0b7e9199e8b4ba729

84253325ea6444d0b7e9199e8b4ba729

Shqipëria vazhdon të shënojë përmirësime në luftën e saj kundër kriminalitetit, duke u ngjitur me 26 vende mes 193 shteteve të botës.

Në Indeksin Global të Krimit të Organizuar për vitin 2023, Shqipëria renditet e 98-ta nga pozicioni i 61-të në vitin 2021. Në rang europian vendi është i 15-ti mes 44 shteteve të marra në analizë, 6 pozicione më lart se dy vite më parë, duke u vlerësuar me notën 5.17.

Çfarë vlerësohet nga agjencia me bazë në Gjenevë janë rezultatet pozitive të vërejtura prej vitesh pas zbatimit të reformës në drejtësi kundër korrupsionit.

Përmirësime vërehen në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe sistemin gjyqësor, në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, tregtimit të kokainës dhe kanabisit dhe ndaj rrjeteve kriminale.

Raporti konstaton rënien e aktivitetit të kultivimit të kanabisit në vend.

Ndërhyrjet e policisë, shkatërrimi i plantacioneve dhe përpjekjet shtetërore për të ndryshuar modelin e këtij biznesi kanë shkaktuar një rënie drastike të kultivimit të kanabisit nga viti 2016. Prodhimi është kthyer nga kultivimi i jashtëm në metodat e brendshme,” thekson raporti i Nismës Globale.

Më shumë punë kërkohet në drejtimin e luftës ndaj tregtimit të drogave sintetike dhe aktorëve “shtetërorë apo joshtetërorë që operojnë jashtë vendlindjes, qoftë shtetas të huaj apo grupe të diasporës”.

Për rajonin, Serbia regjistron notën më të lartë të kriminalitetit, 6,22, çka e rendit vendin të 40-in nga 193 të marrë në analizë, ndjekur nga Mali i Zi me 5,90 (i 54-ti), ndërsa Maqedonia e Veriut renditet më lart se Shqipëria, e 93-ta me 5,03.

Në rang botëror, pesë vendet me notën më të lartë të kriminalitetit renditen sipas radhës Mianmari, Kolumbia, Meksika, Paraguaji dhe Republika Demokratike e Kongos.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.