84253325ea6444d0b7e9199e8b4ba729
Shqipëria vazhdon të shënojë përmirësime në luftën e saj kundër kriminalitetit, duke u ngjitur me 26 vende mes 193 shteteve të botës.
Në Indeksin Global të Krimit të Organizuar për vitin 2023, Shqipëria renditet e 98-ta nga pozicioni i 61-të në vitin 2021. Në rang europian vendi është i 15-ti mes 44 shteteve të marra në analizë, 6 pozicione më lart se dy vite më parë, duke u vlerësuar me notën 5.17.
Çfarë vlerësohet nga agjencia me bazë në Gjenevë janë rezultatet pozitive të vërejtura prej vitesh pas zbatimit të reformës në drejtësi kundër korrupsionit.
Përmirësime vërehen në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe sistemin gjyqësor, në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, tregtimit të kokainës dhe kanabisit dhe ndaj rrjeteve kriminale.
Raporti konstaton rënien e aktivitetit të kultivimit të kanabisit në vend.
“Ndërhyrjet e policisë, shkatërrimi i plantacioneve dhe përpjekjet shtetërore për të ndryshuar modelin e këtij biznesi kanë shkaktuar një rënie drastike të kultivimit të kanabisit nga viti 2016. Prodhimi është kthyer nga kultivimi i jashtëm në metodat e brendshme,” thekson raporti i Nismës Globale.
Më shumë punë kërkohet në drejtimin e luftës ndaj tregtimit të drogave sintetike dhe aktorëve “shtetërorë apo joshtetërorë që operojnë jashtë vendlindjes, qoftë shtetas të huaj apo grupe të diasporës”.
Për rajonin, Serbia regjistron notën më të lartë të kriminalitetit, 6,22, çka e rendit vendin të 40-in nga 193 të marrë në analizë, ndjekur nga Mali i Zi me 5,90 (i 54-ti), ndërsa Maqedonia e Veriut renditet më lart se Shqipëria, e 93-ta me 5,03.
Në rang botëror, pesë vendet me notën më të lartë të kriminalitetit renditen sipas radhës Mianmari, Kolumbia, Meksika, Paraguaji dhe Republika Demokratike e Kongos.
Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…
Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…
Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi ,…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…
Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…
Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…
This website uses cookies.