Indeksi i lexueshmërisë/ Sfida e leximit, risia e tetorit të librit
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit vijon me aktiviteteve të “Tetorit të Librit”, një muaj i pagëzuar nga Ministria e Kulturës prej vitesh, si Muaji i Librit.
Ky muaj është i mbushur me risi si ndër më të rëndësishmet janë afrimi i të rinjve me librin dhe për herë të parë Qendra Kombëtare e Librit do të publikojë indeksin e lexueshmërisë.
Këto aktivitete mbështeten gjithashtu dhe nga bashkia a Tiranës ku nënkryetarja e bashkisë, Anduela Ristani theksoi afrimin e të rinjve me librin përmes eventeve të tilla.
“Sot është shumë e vështirë që t’i bindësh të rinjtë që një mënyrë për tu rritur, menduar apo edhe për tu dëfryer është ajo e leximit. Por jo vetëm biblioteka por duke i bërë ato edhe evente të teknologjisë, është një mënyrë për t’i tërhequr të rinjtë”, shprehet Ristani.
Lidhur me indeksin e lexueshmërisë drejtoresha e e Qendrës Kombëtare të librit, Alda Bardhyli shprehet për rëndësinë që ka publikimi i këtij indeksi.
“Për herë të parë do të bëjmë një analizë në terren pothuajse në të gjithë vendin për të matur nivelin e lexueshmërisë. Do ta kemi këtë rezultatin e këtij sondazhi në fund të muajit tetor”, tha Bardhyli.
Aktivitetet për muajin e librit do të organizohen në shumë qytete të vendit.