Indeksi i lexueshmërisë, sondazhi tregon se 82% e shqiptarëve lexojnë
Në morinë e zhvillimit të teknologjisë duket se të lexuarit është lëne në hije por sipas një studimi të kryer nga Instituti Kulturë dhe Edukim për Zhvillim i mbështetur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit vjen lajmi i mirë, 82% për qind e shqiptarëve lexojnë.
“Jemi sot për të bërë publik shifrat e një sondazhi i cili tregon ku rreth 82% personave të anketuar kanë dëshirë të lexojnë më tepër”, tha Alda Bardhyli.
“Ajo që na gëzon ne ose na inkurajon apo na bën të kemi shumë shpresë është se në Shqipëri ka një lloj dëshire një lloj pasioni dhe ne këtë e konfirmojmë me të gjitha panairet që bëjmë. Shqiptarët kanë dëshirë të lexojnë libra”, tha Albert Gjoka.
Përmes këtij studimi synohet që te vijnë ide apo rekomandime përmes të cilave mund të përmirësohen politikat për promovimin e librit dhe leximit në Shqipëri.