Lajme

Indeksim i pensioneve me 4.1 %, nis nga tetori. Gonxhja: Do kemi rishikim të skemës

Duke nisur nga tetori 2024 do të ketë një indeksim të pensioneve në masën 4.1 %, ku përfitojnë mbi 791 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Vendimi i qeverisë u paraqit nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë, Blendi Gonxhja, i cili tha se efekti financiar për zbatimin e këtij është rreth 17 milionë euro vetëm në 3 muajt e mbetur të 2024.

Gjithashtu edhe për bonusin e fundvitit, Gonxhja tha se po punohet që pensionistët të marrin më shumë se në të kaluarën.

“Indeksimit vjetori të pensioneve me 4.1 % që nis nga tetori 2024. Përfitojnë 791257 pensionistë sipas efektet finaciare janë rreth 17 milionë euro vetëm për tre muajt e 2024 për zbatimin e këtij vendimi. Dihet që synim kryesor është që të të ruajmë fuqinë blerëse kundër inflacionit dhe rritjes së çmimeve. Kjo është një sfidë e jona për të garantuar një rritje të ardhurave për një jetë sa më të denjë për ta. Do kemi një rishikim dhe të skemës dhe mundësive për të arritur në një rritje për këtë kategori në fund të vitit ku do ketë një bonus më të rritur”, tha Gonxhja.

Ministri bëri të ditur se do të ketë një rishikim të skemës së pensioneve, ku fokusi nuk do të jetë në ndryshimin e skemës së kontributeve, por në pensionet që janë poshtë një minimumi jetik

“Nga mesi i tetorit do të kemi bisedime për rishikim të skemës së pensionistëve në mënyrë për të gjeneruar dhe rritur të ardhurat në favor të pensionistëve. Aty ku do të përqendrohemi është barazia për profesionet e njëjta dhe nivelet dhe kategoritë e çdo lloj pensioni të jetë mbi minimumin jetik. Fokusi do jetë edhe në kategoritë që janë më shumë në nevojë por pa u prekur skema e kontributeve”, tha ministri.

Ekspertët e qeverisë shqiptare dhe konsulentët e Bankës Botërore kanë nisur punën për rishikimin e reformës së pensioneve, e cila hyri në fuqi në vitin 2014, me qëllim korrigjimin e disa masave që kanë rezultuar të padobishme gjatë zbatimit të saj.

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) mbi 590 mijë persona morën pension pleqërie në vitin 2023 me rritje vjetore 3,1%. Stoku i pensionistëve u zgjerua me rreth 17 mijë vitin e kaluar, një numër më i lartë pasi mesatarja vjetore, që nga 2010 me shtesë 15 mijë në vit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

9 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

9 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

10 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

10 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

10 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

10 hours ago

This website uses cookies.