Indeksimi i pensioneve. Pensionistët: Kjo rritje është e pamjaftueshme
Lajmi për rritjen e pensioneve me vetëm 4.1% për të moshuarit, në Shkodër është vlerësuar si i pamjaftueshëm.
Vendimi është miratuar nga Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe gjatë kësaj jave pritet të miratohet edhe në qeveri.
Inflacioni për mallrat e shportës për pensionistët nga viti 2023 deri më tani ka rezultuar 4.1% sipas eksperteve dhe për pasojë indeksimi do të jetë në të njëjtën masë.