India goditet nga një valë ekstreme e të nxehtit
52.3 gradë celcius ka shënuar termometri të mërkurën e 29 majit në Nju Delhi të Indisë. Kjo është edhe temperature më e lartë e regjistruar ndonjëherë në këtë vend. Ajo ka thyer rekordin prej 51 gradësh që u regjistrua në vitin 2016 në krahinën e Rajasthan-it.
Temperaturat e larta janë ndërkohë një dukuri jo e rrallë në Indi, por ndryshimet klimatike së fundmi po shkaktojnë valë të shpeshta dhe më intensive të nxehtit. Autoritetet e kryeqytetit Nju Delhi ndërkohë kanë paralajmëruar për rrezikun e mungsës së ujit, dhe në disa zona filluar furnizimi me orar. Autoritetet iu kanë bërë thirrje banorëve që të tregohen të përgjegjshëm dhe të mos e shpërdorojnë ujin.
Shërbimi meteorologjik i vendit ndërkohë ka paralajmëruar për ndikimin që i nxehti mund të ketë tek shëndeti, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike.