Industria amerikane e armëve shënon rekord shitjesh, 238 miliardë dollarë në 2023

Siguria mbetet një sfidë ndërkontinentale, me luftërat që po shtojnë përditë bilancin e viktimave, por edhe të ardhurat e aktorëve që furnizojnë palët me armë.

Shtetet e Bashkuara njoftuan se gjatë vitit 2023 regjistruan një rritje me 56 për qind të armëve të shitura te palë të treta që prej fillimit të luftës mes Rusisë e Ukrainës.

Gjatë vitit të kaluar u siguruan 238 miliardë dollarë të ardhura nga ky aktivitet, nga të cilat 81 miliardë dollarë të negociuara nga qeveria amerikane, ndërsa pjesa tjetër nga kompanitë amerikane që merren me prodhimet për arsye mbrojtjeje.

Polonia, fqinji i Ukrainës, kreu disa nga blerjet më të mëdha: 12 miliardë dollarë helikopterë “Apache”, 10 miliardë dollarë për sistemet raketore të lëvizshme (Himars), 3,75 miliardë dollarë për tanke M1A1 Abrams dhe 4 miliardë dollarë për Sisteme të Integruara Komandimi për Mbrojtje nga Ajri dhe Raketat. Kryeministri polak Donald Tusk ka premtuar se do të vijojë programin e modernizimit të qeverisë së kaluar, e cila ka për synim ta transformojë Poloninë “në forcën më të fuqishme tokësore në Europë”.

Gjermania, ndërkohë, shpenzoi 8,5 miliardë dollarë për helikopterër “Chinook”; Bullgaria pagoi 1,5 miliard dollarë për mjete të blinduara “Stryker” dhe Norvegjia rreth 1 miliard dollarë helikopterë për misione të shumanshme. Edhe Republika Çeke bleu avionë F-35 dhe municione me vlerë 5,6 miliardë dollarë.

Të mërkurën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pritet të vizitojë një nga fabrikat e prodhimit të raketave nga firma “Lockheed Martin” në shtetin amerikan të Alabamës. Theksi i mesazhit të sekretarit Stoltenberg mësohet se do të vendoset te rëndësia që industria amerikane e mbrojtjes ka për aleancën ushtarake.

Edhe vendet jashtë Europës investuan në mjete luftarake e armë amerikane, gati 5 miliardë dollarë Koreja e Jugut për avionë F-35 dhe Australia, 6,3 miliardë dollarë për avionë C130J-30 “Super Hercules”, ndërsa Japonia arriti marrëveshje për një avion vëzhgues nga ajri E-2D me vlerë 1 miliard dollarë. /BBC

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.