Inertet në brigjet e Kirit/Banorët: Depozitimi i mbetjeve po dëmton shtratin e lumit

Kjo është situata aktuale pranë brigjeve të lumit Kir, në afërsi të fshatit Kuç, në njësinë administrative Gur i Zi. Tonelata mbetjesh inerte hidhen pa kriter në këtë zonë, duke u kthyer në një problem mjaft serioz.Depozitimi i mbetjeve të ngurta paraqet një shqetësim jo vetëm për banorët, por po dëmton gjithashtu shtratin e lumit Kir. Devijimi i rrjedhës së lumit për shkak të ndotjes që po i bëhet shtratit të tij ka pasoja të rënda mjedisore.
Edhe pse në disa raste janë bërë premtime për ndëshkimin e personave që ndotin këtë zonë duke hedhur inerte, me masa administrative dhe gjoba, rastet kur ata janë përballur me ligjin kanë qenë të pakta dhe sporadike.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.