Inertet në periferi – Situata përkeqësohet në zonën pranë Varrezave të Dëshmorëve
U bë një kohë e gjatë që sërish mbetjet inertet janë rikthyer pranë “Varrezave të Dëshmorëve” në periferi të Shkodrës, gjë e cila është një problem shqetësues për banorët.
Fillimisht, banorët e kësaj zone u liruan nga shqetësimi disavjeçar i djegies së qindra tonëve mbeturina ditore të qytetit të Shkodrës, që shkarkoheshin në këtë ambjent, por tashmë ky fenomen është duke u bërë një problem serioz për ta.
Depozitimi i mbetjeve të ngurta përbën shqetësim jo vetëm për banorët, por edhe ka ndikim në ndotjen mjedisore që shkakton tek lumi Kir duke mos lënë këtu dhe prishjen e imazhit të “Varrezave të Dëshmorëve”.
Hedhja e mbetjeve në Varrezat e Deshmorëve u ndalua disa vite më parë, ku institucionet, e kryesisht prefektura, apeluan që të mos hidhen mbetje, pasi qytetarët dhe subjektet do të ndëshkohen.
Një gjë e tillë deri në keto momente nuk ka ndodhur, asnjë përgjegjës nuk është ndëshkuar dhe mbetjet vijojnë të hidhen gjatë ditës.