Inertet tek varrezat e Mjedës, Bashkia e Vau-Dejësit pastron territorin, apel banorëve për ndërgjegjësim

Bashkia e Vaut të Dejës, ka nisur punën, me një plan masash duke ndërhyrë në zonat më problematike të ndotura nga mbeturinat. Pjesë e këtij plani është edhe territori pranë varrezave në fshatin Mjedë, ku është bërë pastrimi i të gjithë kësaj zone e planifikuar të kthehet në parking automjetesh në shërbim të banorëve.
Aksioni fillimisht është përqëndruar pranë zonave më problematike, ndërkohë që është hartuar një plan konkret për ndërhyrje.