Infantino uron Interin për kualifikimin në Botërorin e Klubeve 2025

Boterorin e Klubeve 2025

Boterorin e Klubeve 2025

Me anë të një video mesazhi të publikuar në Instagram, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka zyrtarizuar praninë e Interit mes 32 skuadrave që në verën e vitit 2025 do të marrin pjesë në Botërorin e Klubeve që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kam kënaqësinë që t’i jap mirëseardhjen Interit në Botërorin e ri për Klube 2025, që do të zhvillohet në SHBA. Urime dhe fat të mbarë”, ka thënë numri një i qeverisë botërore të futbollit.

Edicioni i parë i turneut do të zhvillohet në SHBA nga 15 qershori deri në 13 korrik të vitit 2025. 32 skuadrat e kualifikuara do të ndahen në 8 grupe. 2 skuadrat e para të çdo grupi do të kualifikohen në fazën tjetër të Botërorit.

Deri më tani janë kualifikuar këto skuadra për Botërorin e klubeve 2025:

Chelsea (fituese Champions League 2021)

Real Madrid (fituese Champions League 2022)

Manchester City (fituese Champions League 2023)

Bayern (renditja  Uefa)

Paris Saint Germain (renditja  Uefa)

Inter (renditja  Uefa)

Benfica (renditja  Uefa)

Porto (renditja  Uefa)

Palmeiras (fituese Copa Libertadores 2021)

Flamengo (fituese Copa Libertadores 2022)

Fluminense (fituese Copa Libertadores 2023)

Al-Hilal (fituese AFC Champions League 2021)

Urawa Reds (fituese AFC Champions League 2022)

Al-Ahly (fituese CAF Champions League 2020/21 e 2022/23)

Wydad Casablanca (fituese CAF Champions League 2021/22)

Monterrey (fituese CONCACAF Champions League 2021)

Seattle Sounders (fituese CONCACAF Champions League 2022)

Lèon (fituese CONCACAF Champions League 2023)

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.